Abdixhiku: Kosova ka nevojë për një politikë që bashkon e nuk përçan

“E ardhmja nuk i takon atyre që ndajnë, përçajnë, propagandojnë, e mashtrojnë” ka deklaruar i pari i LDK-së, njëherësh kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, gjatë Tubimit të Bashkimit.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një politikë që bashkon.

“Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim politik që ndërprenë pangopësinë politike populliste. Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike”, deklaroi Abdixhiku.