Ish-deputeti Driton Selmanaj është lajmëruar në rrjetet sociale pak orë pas publikimit të përbërjes së re të Kryesisë së LDK-së, listë në të cilën emri i tij nuk ishte përfshirë.
Anëtari i Kryesisë së kaluar të Lidhjes Demokratike u la jashtë bashkë me disa të tjerë nga organi vendimmarrës partiak, me vendim të kryetarit Lumir Abdixhiku.
Nga publikimi i fundit në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka nënkuptuar se ende vazhdon të jetë pjesë e LDK-së.
“LDK
“, ka shkruar ai në Facebook.
Përpos Selmanaj, jashtë përbërjes së re të Kryesisë së LDK-së mbetën edhe ish-anëtarët Arben Gashi, Xhafer Tahiri, Besa Gaxherri dhe Rrezarta Krasniqi.









