A u koordinua Krasniqi me Thaçin dhe Veselin për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së?

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka treguar nëse kandidatura e tij për të parin e PDK-së është e koordinuar me ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Krasniqi ka thënë se kandidatura e tij nuk është e koordinuar me askënd.

“Unë i kam hy garës sepse pres që të ketë garë. Unë nuk e kam koordinuar këtë kandidaturë me askënd sepse nuk ka në PDK njerëz që vendosin çka do të ndodhë”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai u pyet se a ka pasur megjithatë ndonjë amin nga Thaci e Veseli, por Krasniqi u përgjigj negativisht.

“Jo, absolutisht. Është ditur që duhet të ndodhte konventa, megjithatë beteja e tyre sot është tjetër. Beteja e tyre është betejë e historisë së Kosovës dhe jo personale”, ka thënë Krasniqi.

“Të shtunën unë do të dalë para PDK-së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurencë”, shtoi Krasniqi.

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit, falë paraqitjes së saj në “Ferma VIP”. Ajo ka tërhequr vëmendje me stilin dhe spontanitetin që shfaq në ekran. Gjatë qëndrimit në këtë format, Mimoza ka treguar se njeh mirë edhe muzikën moderne vendore, duke interpretuar këngë të njohura. Ajo ka shprehur pëlqim për grupin NRG Band, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, për këngëtarin Besnik Qaka, ajo nuk ka ditur emrin dhe e ka quajtur “miush”. Pas kësaj deklarate, këngëtari ka reaguar duke shprehur mbështetjen e tij për të në “Ferma VIP”. Why Seniors Are Snapping Up This TV Box, We Explain! Techno Mag Take A Look Inside Whoopi’s Repulsive Home, Health Trition Twin Study Reveals Why Some Women Age Faster Than Others (It’s Not What You Think) Beauty Review Magazine by Taboola