A po thyhet heshtja zgjedhore? Kurti në panik në minutat e fundit të votimit

 

Në minutat e fundit të procesit zgjedhor, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një thirrje publike për qytetarët që ende nuk kanë votuar, duke i ftuar të shkojnë në vendvotime sa më shpejt.

“Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë”, shkruan Kurti, duke theksuar se dy orët e fundit janë vendimtare për më shumë se katër vitet e ardhshme.

Kjo thirrje ngrit dyshime nëse bëhet fjalë për një lëvizje të diktuar nga paniku për rezultatin e zgjedhjeve apo një përpjekje të fundit për të siguruar sa më shumë vota. Për më tepër, mbetet e paqartë nëse ky mesazh bie ndesh me rregullat e heshtjes zgjedhore, të cilat ndalojnë çdo formë të fushatës në ditën e zgjedhjeve. Nëse është kështu, atëherë institucionet përgjegjëse do ta trajtojnë këtë çështje dhe të përcaktojnë nëse është shkelur ligji.

Në Kosovë, heshtja zgjedhore ka qenë gjithmonë një standard i respektuar nga liderët politikë, duke shmangur çdo lloj ndikimi në ditën e votimit. Kjo thirrje e minutave të fundit e thyen këtë praktikë dhe mund të vihet në diskutim nga institucionet mbikëqyrëse të zgjedhjeve.

Nëse kjo bëhet normë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë do të kemi një precedent që mund të çojë në fushatë të hapur deri në momentet e fundit të votimit. /Demokracia.com/