Daljet në terren i ka të shpeshta këtyre ditëve. Por nuk mungon as në debate televizive. E gjatë këtyre paraqitjeve mediale Presidenti Hashim Thaçi, shpesh herë hedh akuza ndaj zyrtarëve të partive të ndryshme politike
Kreu i shtetit ditë më parë ka hedhur akuza ndaj ish zëvendëskryeministrit Haki Abazi. Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Abazi gjatë pandemisë ka shkuar tri herë në Serbi.
Krejt këto informacione Thaçi ka thënë se i ka marrë nga organet e rendit.
Akuzat e ish kryetarit të PDK’së ndaj ish zyrtarëve të lartë të LVV’së nuk u ndalën me kaq
Thaçi në një emision televiziv tha se ish zhytarët të qeverisë Kurti kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Postë-Telekomin e Kosovës.
Ndërsa ka përmendur edhe familjarë të Vjosa Osmanit, duke aluduar se ata i kanë shërbyer ish regjimit.
Megjithatë ish bashkë partiakët e Thaçit nga PDK po i arsyetojnë deklaratat e tij.
Sipas deputetit të PDK’së, i pari i vendit është duke reaguar ndaj dukurive negative.
Por për partinë e Albin Kurtit, Thaçin po e shqetëson rritja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas anëtarit të komisionit për siguri Mefail Bajqinofci, Thaçi po shpif dhe është në halucinacione.
Ndërkohë organizatat jo qeveritare kërkojnë që presidenti të ketë rol unifikues, e jo të mbaj anë.