A po e ndjen Adriana Matoshi humbjen afër? Aktorja i rikthehet sulmeve ndaj Lushtakëve

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e cila po garon sërish për një mandat si deputete, ka rikthyer vëmendjen te përplasjet e saj me familjen Lushtaku.

Në një postim të publikuar së fundmi në Facebook, Matoshi ka drejtuar kritika ndaj Sami dhe Mërgim Lushtakut, duke rikthyer një debat që nuk është hera e parë që e vendos atë përballë kësaj familjeje politike.

Duke qenë se gjatë mandatit të saj nuk është veçuar me ndonjë projekt madhor dhe as në këtë fushatë nuk ka prezantuar zotime konkrete, mbetet të shihet nëse rikthimi i përplasjeve me familjen Lushtaku do ta “shpëtojë” atë nga konkurenca.