A e pret votën nga Hashim Thaçi, flet mjeku që u kujdes për babanë e tij (VIDEO)

Adriatik Berisha, mjeku i babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin e tij me Thaçin dhe për zgjedhjet e 7 qershorit.

Berisha i cili po garon në këto zgjedhjet për postin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar në “Info Magazine” të Klan Kosovës se a ia ka kërkuar votën ish-presidentit të vendit, i cili po mbahet tash e pesë vjet nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Besoj që s’ka nevojë me ia kërkuar (votën). Besoj se jemi në aso raporte aq të afërta edhe familjare. Atë ditë kemi qenë të përmbushur të dy kur jemi përshëndetur dhe, gjatë kohës sa kemi qëndruar bashkë e kemi drekuar, besoj se ia kam mbushur mendjen me ma qit votën, jo vetëm atij por edhe kryetarit Veseli”, shtoi Berisha, njofton Klankosova.tv

Ai ka rrëfyer gjithashtu për herë të parë se pas vizitës që Hashim Thaçi i bëri babait të tij, Haxhiut, në Qendrën Klinike Universitare t Kosovës më 13 mars 2025, kishte marrë një vërejtje nga Specialja.