Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 1.
Kai Havertz i dha epërsinë Arsenalit në pjesën e parë, të cilën e mbajti deri në minutën e 60.
Ishte Ousmane Dembele, i cili nga penalltia barazoi rezultatin.
Deri në fund të takimit, PSG-ja dominoi me Vitinhan që kishte dy raste të mira shënimi kur tentoi nga distanca.









