Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh, se si mund të jenë rezultatet nëse shkohet prapë në zgjedhje.
Sipas këtij sondazhi, që nuk i dihet se kush e ka bërë, VV do të jetë e para me 42%, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 21%.
E, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është tallur me sondazhin, gjatë një interviste televizive.
Gashi ka thënë në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, se në LDK “nuk e hanë atë fore” dhe se LDK është parti që 30 vjet.
‘’Po dërgohen mesazhe të gabuara prej Vetëvendosjes. Mesazhe prej sondazhit. Nuk e hamë atë fore ne, as të presionit, sepse jemi parti 30 vjet, kemi bërë negociata për të gjitha nivelet dhe nuk është një fushë ku munden të shtyhen me neve”.