Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në T7 se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ia lejon postin e presidentit, atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion mes tyre.

Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi që LDK po kërkon nga VV që t’ia lejojë propozimin për post të presidentit.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”.

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.