Molliqaj: Albin Kurti u takua 2 herë me Hashim Thaçin pasi fitoi zgjedhjet

Kryetari i ri Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar që dy herë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti dhe Thaçi deri tani janë takuar që dy herë, njëri takim sipas tij ka qenë jashtë vendit, kurse tjetri takim ka ndodhur në Kosovës.

“Tashmë janë dy takime që janë mbajtur mes presidentit dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti. Një është mbajtur jashtë vendit dhe një brenda vendit, të dyja janë mbajtur fshehtë nga publiku. Nuk kam asgjë kundër për mbajtjen e takimeve por jam kundër asaj që nuk po i bëjnë publike”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj po ashtu ka deklaruar se Albin Kurti ka pranuar kushtet e Shteteve të Bashkaura të Amerikës që Hashim Thaçi të jetë prijës i negociatave me Serbinë dhe të udhëhiqen nga ai, shkruan Gazeta Metro.

“Nëse i shihni deklaratat dhe intervistat e Ambasadorit amerikan në Kosovë, aty shihet se Albin Kurti është pajtuar që neogciatat me Serbinë të udhëhiqen nga presidenti Thaçi, të gjitha kushtet janë pranuar nga Kurti”, tha Molliqaj në Rubikon të KTV’së.

Molliqaj po ashtu ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja që po përpiqen të formojnë qeverinë, nuk dallojnë nga koalicioni PAN që është në qeverisje në ikje, në pikën e dialogut me Serbinë.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.