Karate/ Idrizi, për herë të katërt shpallet kampion ballkanik

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe anëtari i KK “Makpetroll” nga Shkupi, Aburahim Idrizi është shpallur kampion ballkanik në kampionatin për kadet, junior dhe U21, që sot u zhvillua në Shkup.

Ai kampion u bë, pas katër luftërave të shkēlqyeshme. Ky është titulli i katërt ballkanik për Abdurahim Idrizin.

Kjo ishte medalja e 10-të në kampionate ballkanike, katër të arta, tre të argjendta dhe tre të bronzta në të gjitha grupmoshat.

Ai dje në Trofeun e Maqedonisë doli nënkampion.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”