Limaj do “shkrirjen” e Nismës në PDK, jep arsyet

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij ka interesim që të shkrihet në PDK.

Limaj në Debat Plus ka thënë se është i interesuar për shkrirje në formacion të vetëm.

“Jemi të interesuar të bëjmë një listë të përbashkët që të maksimalizojmë vullnetin e atyre që besojnë si ne. Ne jemi të interesuar që të shkrihemi në një formacion të vetëm. Ta bashkojmë votën me shpresën që nesër të ofrohet mundësia të qeveriset me vendin. Hamza është kandidati më i mirë për kryeministër”, ka thënë Limaj.