Menu Close

‘Vetëm 10 minuta të flas me familjen’ – Kushti i dorasit të dyshuar të Arlindës i qet kusht Policisë për t’u vetëdorëzuar

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.

Burimet bëjnë të ditur se zhvillimet e fundit kanë krijuar pritshmëri që vetëdorëzimi i të dyshuarit të realizohet së shpejti, ndonëse ende nuk ka konfirmim se ai është dorëzuar apo arrestuar.

Ky zhvillim vjen pas informacioneve se Sylaj ishte raportuar të jetë parë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

Related Posts