Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen.
Para mediave, Gjini tha se, sipas Aleancës, Kosova nuk ka përfituar nga ky veprim, as në aspektin taktik, as në atë strategjik apo ligjor.
“Aleanca ka qenë kundër kthimit të ligjit në Kuvend. Nuk mendojmë se Kosova ka fituar diçka, as taktikisht, as strategjikisht, as legalisht”, deklaroi Gjini.
Ai bëri të ditur se Aleanca do t’i bëjë të ditura më vonë vendimet e tjera lidhur me këtë çështje, teksa theksoi, se pavarësisht debatit për Ligjin e Speciales, nuk duhet të harrohen problemet e tjera me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.
“…Nuk guxojmë me i harru të gjitha temat që rëndojnë për çdo ditë jetën e qytetarit, që janë duke e degradu komplet shtetin e Kosovës, veç me një ndjenjë që dikush e ka marrë një temë tjetër dhe po i harron temat esenciale”, u shpreh mes tjerash Gjini në konferencë.
