Nesër bëhen homazhe për dëshmorin, Lutfi Musiqi

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së tij, nesër ( e hënë) 30 prill 2018, mbahen homazhe për dëshmorin, Lutfi Musiqi.

Në ora 10:00 do të bëhen homazhe në oborrin e Shkollës së Mesme Teknike  “Lutfi Musiqi”, në Vushtrri, e cila e mbanë emrin e dëshmorit të UÇK-së.

Nga ora 10:20 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Nga ora 11.00, në Shtëpinë e Kulturës, “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të shënohet dita e Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi”.