Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, ka thënë se në përvjetorin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, senatori amerikan Eliot Engel është lënë i vetëm në Kuvend.
Sipas tij, Engell kishte hyrë në sallë pothuajse i pari, ndërkohë që 95 për-qind e deputeteve ndodheshin nëpër kafe, njofton Klan Kosova.
“E bëra këtë fotografi për të dëshmuar njërën nga shumë marritë e Kuvendit”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.