Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.
Kryetari i Vushtrrisë i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, më nuk është pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.
Pas mbledhjes që dje e ka mbajtur Këshilli i LDK-së, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, ka reaguar vëllai i Xhafer Tahirit, Ahmet Tahiri.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, LDK-në e ka quajturë “prostitutë politike”.
Reagimi i plotë i Ahmet Tahiri pa ndërhyrje:
Thonë se profesioni më i vjetër në botë pas prostitucionit është politika.
Se këto dy “zanate” kanë ngjashmëri, e dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit në kryesinë e LDK-së ku disa “prostituta politikë” i siguruan ulëset pikërisht shkaku se i kanë përvetësuar mirë të dy zanatet më të vjetra në botë.
Veçanërisht të parin!