Shumë figura të njohura të luftës dhe politikanë, sot në Likoc të Skënderajt kanë zbuluar pllakën përkujtimore për të nderuar kontributin e Bekim Berishës (Abeja) dhe shumë personave të tjerë, të cilët rregullonin armët e luftës pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së, transmeton portali Drenica Press.
Kjo pllakë u bë në shenjë nderimi për kontributin e mjeshtërve të armëve, ku në këtë objekt u rregulluan armët e luftës.
Me këtë rast, kryetari i OVL të UÇK-së, Hyni Gucati para shumë figurave të njohura të politikës e të luftës ka ndarë mirënjohje për mjeshtrit e armëve të UÇK-së, të cilët gjatë gjithë luftës rregullonin armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës.
Kurse, Isa Xhemajli,komandant i UÇK-së, tha se Bekim Berisha (Abeja) kishte vizionin të krijonte punëtori të veçantë për të rregulluar armët, ku në këtë objekt ditë e natë ishin të angazhuar dhjetëra persona të cilët rregullonin armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.