Mbrëmjen e sotme ka ndodhur rrahje në lagjen Tophane ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Indeksonline mëson se një nga personat e lënduar është një femër, shtetase e Shqipërisë.
Ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin.