Militantja e VV-së, Berita Abazi, është rikthyer në pozitën e shefes së kabinetit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Pas largimit nga presidenca, si shefe e stafit të presidentes Justina Shiroka-Pula, ajo sot është parë duke hyr në mbledhje e Kryesisë së Kuvendit se bashku me Albulena Haxhiun.
Si nisi gjithçka?
Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se Abazi është larguar nga presidenca.
Berita Abazi është aktiviste e hershme në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo ka qenë asistente e Grupit Parlamentar të kësaj partie, pozitë që e ka mbajtur nga 1 janari deri më 30 shtator 2018.
Më vonë, ajo ka marrë drejtimin e “Studim-Kritikë-Veprim” (SKV), organizatës studentore të lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka qenë kryetare nga 3 qershori 2020 deri më 22 mars 2021.
Gjatë kësaj periudhe, Abazi ka punuar edhe si asistente administrative e ministres së Drejtësisë, nga 3 shkurti 2020 deri më 3 qershor 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Komuna e Prishtinës.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Abazi ka kandiduar për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes.
