Menu Close

Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C.

Megjithatë, sipas Institutit temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri 3 metra në sekondë./Fokusi.info

Related Posts