Para pak momentesh është përfshirë nga flakët depoja e shkollës “Liria” në Fortesë të Rahovecit.
RahoPress ka siguruar fotografi nga vendngjarja, përderisa nuk dihet ende se si erdhi deri te përfshirja e depos nga ky zjarr.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për të lënduar nga ky incident.
Portali ka mësuar se zjarrëfikësit tashmë janë në vendngjarje dhe kanë bërë një intervenim të shpejtë me t’u raportuar për zjarrin.