Tuna “ndez” rrjetin nga Zanzibar, pozat e saj marrin vëmendjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e fundit nga pushimet ekzotike.

Ajo ka ndarë në Instagram disa poza nga qëndrimi i saj në Zanzibar, ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një paraqitje mjaft tërheqëse.

Tuna ka zgjedhur një përshkrim me nota filozofike për fotografitë, duke shkruar: “Nga haraka haraka në polin e shkretë… Zanzibari më mësoi se parajsa fillon kur ndalon së nxituari.”

Postimi i këngëtares ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, ndërsa Tuna edhe një herë dëshmoi se di si të jetë në qendër të vëmendjes me stilin e saj.