“Ky është një klub special”, Akanji: Ai di të bëjë gjithçka

Manuel Akanji po përgatitet për sezonin e ardhshëm, të cilin Interi do ta nisë të shtunën pasdite në San Siro me ndeshjen e tyre të parë kundër Monza-s. Mbrojtësi i zikaltërve foli për La Gazzetta dello Sport:

“Interi ka diçka të veçantë. Që nga dita e parë, të gjithë më bënë të ndihem i sigurt; askush nuk të lë kurrë vetëm. Kjo është shtëpia ime tani”.

Pasi dominoi në Itali, Akanji nuk e fsheh ambicien e tij për t’u rikthyer te suksesi në Champions League:

“Nuk duhet të kemi frikë nga askush ose të dalim në fushë pa ambicien e fitores. Mund të përballemi me çdo kundërshtar, por duhet ta provojmë këtë.

“E bëmë në kampionat dhe në Kupën e Italisë, por në Champions nuk ishim në gjendje të ruanim standardet e Interit. E dimë që mund të bëjmë më mirë”.

Me mbërritjen e Stones dhe rikthimin e Pavard, edhe konkurrenca do të rritet. “Kjo është ajo që na duhet për të konkurruar,” siguron Akanji, duke shtuar: “Kemi një mbrojtje shumë të fortë, ndër më të mirat, por në përgjithësi jemi një ekip i shkëlqyer dhe konkurrenca do t’i bëjë të gjithë më të mirë”.

Së fundmi, duke folur konkretisht për mikun e tij Stones: “Ai mund të bëjë gjithçka, nuk do të ketë problem të ambientohet. Dita kur mbërriti ishte argëtuese: unë dhe gruaja ime takuam gruan e tij në plazh në Ibiza, rastësisht, dhe ai na tha: ‘Mendoj se do të vijmë…’”.

“Disa orë më vonë, pashë mesazhin e John. Tani po përpiqem ta prezantoj me Interin, për t’i shpjeguar gjithçka. Disa ditë më parë, madje e çova për darkë në një restorant”.