Zjarret në Shqipëri, Nufi: 50 efektivë dhe 2 helikopterë në Dajt

Në një përditësim të situatës nga zjarret këtë pasdite, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, bëri të ditur se Forcat e Armatosura, janë angazhuar intensivisht në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore në Malin e Dajtit në Tiranë dhe aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Po kështu edhe në Lufaj të Mirditës vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat, raporton A2CNN, \.

Operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA vijon edhe në Fushë-Lajë, Pukë, ku aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.