Policia publikon pamjet e arrestimit Igor Markoviqit në Zveçan (VIDEO)

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga operacioni policor i zhvilluar të dielën në Zveçan, ku u arrestua Igor Markoviq, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe krime të rënda.

Në pamjet e publikuara nga Policia shihen momentet e arrestimit, \.

Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Operacioni u realizua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Policia ka bërë të ditur se pamjet e publikuara janë materiale zyrtare nga aksioni dhe momenti i arrestimit.