Partitë politike i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më herët Klani raportoi se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Rashit Qalajn dhe Avdyl Imeri.
mëson se Muharrem Nitaj, do të vazhdojë ta mbajë postin e anëtarit të KQZ-së nga Aleanca.
Derisa sipas burimeve të Lidhja Demokratike do të bëjë një ndryshim.
LDK në këtë detyrë do ta delegojë Ilir Fetahun, i cili ka qenë kandidat për deputet nga ky subjekt politik.
Kurse, ende nuk ka informacion se kush nga radhët e VV-së do të jetë përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.









