Cancelo ndërpret kontratën me Al Hilal, gjithçka është gati për kthimin e tij në Barcelonë

Joao Cancelo është gati të kthehet në Barcelonë për herë të tretë. Mbrojtësi portugez ka arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij me Al Hilal dhe është gjithnjë e më afër kthimit në klubin katalanas.

Pas javësh negociatash, mbrojtësi portugez ka arritur një marrëveshje me Al Hilal për të ndërprerë kontratën e tij dhe, sapo të përfundojnë hapat e fundit ligjor, ai do të jetë i lirë të kthehet te klubi “blaugrana”.

Portugezi tashmë ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar në Katalonjë që këtë javë për të përfunduar transferimin. Dëshira e Cancelo për t’u kthyer te Barça kishte qenë qartësisht e dukshme në javët e fundit.

Mbrojtësi portugez kishte arritur prej kohësh një marrëveshje me klubin katalanas mbi kushtet personale të kontratës së tij të re. Objektivi i tij kryesor ka qenë gjithmonë të kthehet te Barcelona dhe të vazhdojë aty përvojën e tij.

Problemi ishte kontrata me Al Hilal, por tani palët tani kanë arritur një zgjidhje që i lejon lojtarit të lirohet nga klubi saudit dhe të përgatitet për kthimin e tij në Spanjë. Cancelo ka finalizuar të gjitha detajet me Barcelonën, pas një marrëveshjeje të arritur në qershor.