Banorët e Bernicës së Poshtme në Prishtinë po përballen me mungesë të ndriçimit publik dhe reduktime të ujit.
Një banor i kësaj zone, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka treguar se reduktimet e ujit kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm.
Ai tha se fillimisht ka pasur reduktime, ndërsa tani, sipas tij, uji ka shtypje të ulët nga ora 17:00 deri në mesnatë.
Për banorët e kësaj zone, problem mbetet edhe mungesa e ndriçimit publik.
Për më shumë detaje, ndiqeni video:









