Maresca: Ky është vetëm fillimi, goli i pësuar që në start vendosi fatin e finales

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka reaguar pas paraqitjes zhgënjyese të skuadrës së tij në finalen e Community Shield (humbi 0-3 ndaj Arsenal). “Një pjesë e madhe e finales u vendos që në golin e parë që pësuam, pas një minuti”, tha trajneri italian.

Më pas, reagimi është i mirë. Para se ata të shënonin golin e dytë, patëm tre ose katër raste për të shënuar. Pastaj me golin e dytë u bë më e vështirë. Në përgjithësi jam gjithmonë i shqetësuar, edhe kur fitojmë ndeshje”, tha Maresca.

Ne sapo filluam një rrugëtim të ri. Ky është fillimi. Kemi shumë gjëra për të bërë më mirë. Tani përpiqemi të rivendosemi, të analizojmë lojën dhe të mendojmë nga e marta për ndeshjen tjetër” shtoi Maresca.

Në fund, ai tha: “Goli i parë që pësuam nuk më pëlqeu. Pastaj në të dytin nuk kishte presion mbi topin. Nuk e di nëse është për shkak të gjendjes fizike. Kishim shumë lojtarë, ndoshta klubi me më shumë lojtarë në Kupën e Botës.