I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka mbërritur në Izrael, ku pritet të takohet të hënën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vizita vjen pasi Kushner zhvilloi bisedime të rralla me Hamasin për zbatimin e planit të paqes për Gazën, të mbështetur nga SHBA-ja.
Muajin e kaluar, Bordi i Paqes i Trumpit njoftoi se ishte arritur marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, shkruan BBC, \.
Javën e kaluar, Izraeli hodhi poshtë planin 15-pikësh të Trumpit, i cili parasheh edhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe rindërtimin e saj nën një administratë të re civile palestineze.
Tetë vende myslimane dënuan të dielën vendimin e Izraelit për të refuzuar planin.
Ndërkohë, një zyrtar palestinez i tha BBC-së se dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, u takua të dielën në Egjipt me një delegacion të Hamasit, të udhëhequr nga lideri i ri i grupit, Khalil al-Hayya.
Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësuesve dhe Bordit të Paqes që ta “detyrojnë” Izraelin të miratojë planin për hapat e ardhshëm.
Në anën tjetër, Netanyahu përballet me zgjedhjet e tetorit, në përpjekje për të ruajtur pushtetin, ndërsa koalicioni i tij qeverisës përfshin ministra që kërkojnë një qëndrim edhe më të ashpër ndaj Gazës.








