“Jam trajner i takimeve” – Mësiti lë pa fjalë ‘Shoqet’ (VIDEO)

Mësiti shqiptar, Ken Kika ka treguar për punën e tij rreth prezantimit të partnerëve në çift te njëri-tjetri.

Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ai tha se me mblesëri është marrë prej 10 vitesh.

Kika shtoi se përveç që shërben si mësit është edhe trajner i takimeve.

“Kam punuar 10 vitet e fundit me u bë mësitni rrethin tim, familjet, shokë. E pastaj thashë t’u këqyr njëherë është një një emision e kanë sidomos një matchmaker i përshtat çifte indian quhet “Indian matchmaker”. Matchmaker është shumë interesante edhe shumë na përshtatet edhe neve edhe thashë unë masi i kam hy kësaj pune pse mos me bë me pagesë edhe me bë në mënyrë sa më profesionale. Edhe çka bëra pastaj? I lexova rreth 40 libra për këtë punë këtë detyre edhe pastaj çdo film që doli 10 vjet e fundit që e kam këqyr në lidhje me me këtë punë edhe më ka ndihmuar shumë edhe unë e ndjej veten edhe përveç që jam përshtat çifte e ndjej veten edhe jam trajner i takimeve”, tha ai.