Uragani “Lala” godet në Hawai, një i vdekur

Hawaii po përballet me përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje dheu që kanë shkatërruar disa shtëpi, pasi uragani i kategorisë së parë “Lala” kaloi pranë ishullit “Big Island”, duke shkaktuar vdekjen e një personi në një aksident automobilistik.

Një operacion kërkim-shpëtimi ishte duke u zhvilluar pasi disa ndërtesa u shkulën nga themelet e tyre në komunitetet bregdetare të Naalehu-s dhe Waiohinu-s, shkruan BBC, \.

Edhe pse nuk preku drejtpërdrejt tokën, stuhia solli reshje shiu që në disa zona arritën deri në 89 cm, duke krijuar rrjedha të fuqishme uji që zbrisnin me shpejtësi nga shpatet e maleve. Më shumë se 200,000 familje mbetën pa energji elektrike.

Megjithëse “Lala” ka humbur forcën duke u shndërruar në stuhi tropikale dhe po lëviz drejt perëndimit, në jug të Hawaii-t, rreziku nuk ka kaluar ende, thonë autoritetet.