Të shtëna me armë në Virgina, pesë të lënduar – i dyshuari gjendet i fshehur në dollap

Një adoleshent është arrestuar pasi pesë persona u qëlluan me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Virgina (VSU) në orët e para të së shtunës.

Camron Harris, 19 vjeç nga Henrico në Virgina, u gjet i fshehur në një dollap në kampus pas incidentit, bëri të ditur policia për mediat amerikane. Ai nuk është student i universitetit, shkruan BBC, \.

Vetëm një nga pesë viktimat studionte në VSU dhe të gjithë u dërguan në spitalet lokale me plagë nga armë zjarri.

Një 21-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën. Katër të tjerët, të moshave nga 17 deri në 23 vjeç, pësuan lëndime që nuk rrezikojnë jetën, sipas policisë.