Një shtetas i Kosovës arrestohet në Selanik, sekuestrohen 324 kilogramë kanabis

Dy persona janë arrestuar në Selanik të Greqisë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Kosovës me inicialet A.G., ndërsa gjatë operacionit autoritetet greke kanë sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, \.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në hetim përmes shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve hetimore me autoritetet partnere.

Institucionet kosovare kanë bërë të ditur se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për zbardhjen e plotë të rastit.