Një zjarr ka përfshirë një stallë dhe një shtëpi në fshatin Planjan të Prizrenit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 gusht 2026, rreth orës 12:50. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Si pasojë e tymit, dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Fsh. Planjan, Prizren / 14.08.2026 – 12:50. **Është raportuar për një zjarr ku ishin djegur një stallë dhe një shtëpi. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor nga tymi. Rasti duke u hetuar”.









