Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr i madh përfshiu qytetet në vijën bregdetare të Kroacisë të enjten në mbrëmje dhe të premten në mëngjes.
Flaka shpërtheu pranë fshatit Lokva Rogoznica të enjten në mbrëmje dhe u përhap me shpejtësi drejt qytetit turistik të afërt të Omis, 6 km larg, shkruan BBC, \.
Rreth 1,200 banorë dhe turistë u evakuuan, ndërsa 10 persona ishin në kujdes intensiv në spital, tha kryeministri.
Shefi i zjarrfikësve të Kroacisë, Slavko Tucakovic, e përshkroi atë si “një nga flakët më të këqija” në historinë e vendit.









