Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “kurrë nuk do të kërkojë falje” për ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit, duke argumentuar se rritja e çmimeve të karburantit është një kosto e pranueshme për të parandaluar Teheranin të sigurojë armë bërthamore.

“Edhe nëse duhet të paguani pak më shumë për benzinën, kujtoni se po e bëni këtë që një vend shumë i keq të mos ketë armë bërthamore”, tha Trump gjatë një aktiviteti në Nassau County, New York, raporton CNN, \.

Trump e cilësoi vendimin për sulmet ndaj Iranit si të drejtë, duke minimizuar ndikimin financiar të luftës te amerikanët.

“Jeni në 4 dollarë. Është në rregull. Nuk do të kërkoj kurrë falje. Bëra gjënë e duhur”, tha ai.