Kurti në “hall” për numrat? Canaj: Është i detyruar të kërkojë zgjidhje (VIDEO)

Opinionisti Blerim Canaj ka komentuar situatën politike në vend dhe takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tashmë është i detyruar të kërkojë zgjidhje për shkak të mungesës së numrave.

Canaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se Kurti nuk i ka 61 votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa theksoi se në rastin e LDK-së, kreu i VV-së e ka shfrytëzuar, siç thotë, pozitën e vështirë të Lumir Abdixhikut.

Albin Kurti më nuk i ka votat e pakicave, si duket dhe tani deshi apo s’deshi është i detyruar që të drejtohet diçkaje. Domethënë deri më tani e ka bërë lojën e tij. Mirëpo si duket e ka bërë atë lojë edhe për arsye se ka pasur për të fshehur diçka dhe tani për çdo ditë e më shumë t’ju them të drejtën edhe është bërë shumë i lexueshëm kështu zotri Kurti, si duket nuk i ka numrat madje ato 61 vota të cilat i duhen edhe për qeveri edhe për kuvendin dhe duhet të kërkojë zgjidhje dika”, tha Canaj.

Canaj tha se para takimeve politike duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit, pasi, sipas tij, partitë nuk duhet të marrin pjesë në veprime që mund të bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.