Marihuanë, qese për paketim dhe armë – bie në pranga një person në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, pas pranimit të informatave se i dyshuari merrej me shitjen e narkotikëve, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative që çuan në arrestimin e tij, \.

Në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, Policia ka zbatuar një urdhër-kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar prova të ndryshme.

Në mesin e provave janë 31.57 gramë marihuanë, rreth 130 qese të zbrazëta për paketimin e saj, një grinder për bluarje dhe letra për mbështjellje

Po ashtu, Policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie, telefon dhe para të gatshme.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejshme.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.