Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vazhduar thirrjet drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Çitaku e cilësoi si ‘uzurpator’ Kurtin duke thënë se Qeverinë e Kosovës e ka zënë një deputet, \.
“Në atë ndërtesë është një deputet që ka uzurpuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në ora 11:00 e presim këtu në Kuvend që të konstituojmë Kuvendin dhe të formojmë institucionet. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, tha ajo.









