Klubi shqiptar i futbollit, Egnatia ka shkruar historinë.
Rrogozhinasit kanë përmbysur në mënyrë spektakolare Shamrock Rovers me rezultatin 5-1, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën e playoffit të Ligës së Evropës.
Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, skuadra e Nevil Dedes realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme në Rrogozhinë, duke fituar 6-4 në total dhe duke avancuar tutje.
Edhe pse ekipi i Nevil Dedes mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ndrecës në fundin e pjesës së parë, rrogozhinasit nuk u dorëzuan dhe vijuan dominimin edhe në pjesën e dytë.
Kualifikimi në play-off-in e Ligës së Evropës do të thotë se Egnatia e ka të sigurt matematikisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, duke garantuar një arritje historike për klubin dhe futbollin shqiptar.









