Një person është gjobitur për përdorimin e një sireneje të anijes për të zgjuar një ari polar të fjetur në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, tha një zyrtar lokal.
Incidenti ndodhi në fillim të këtij muaji pasi dikush dha alarmin nga bordi i një anijeje, e cila po lundronte në në veriperëndim të Svalbardit – rreth 1 mijë kilometra nga Poli i Veriut.
Të enjten, një person – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – u gjobit me 50,000 krona (4561 euro) për incidentin, konfirmoi guvernatori i territorit, \.
Sipas rregulloreve lokale në rajon, “është e ndaluar të shqetësosh, tërheqësh ose ndjekësh pa nevojë një ari polar”, i cili u shpall specie e mbrojtur në Svalbard në vitin 1972.
Rreth 250 arinj polarë u numëruan në arkipelag gjatë vlerësimit të fundit shkencor, të kryer në vitin 2015.
Në një deklaratë, guvernatori Lars Fause tha se kur anija kaloi pranë kafshës “thuhet se banorët e saj kanë parë një ari polar duke fjetur në tokë”.
“Një person në bord përdori më pas sirenën e anijes, duke e zgjuar kafshën, e cila u zhvendos në një vendndodhje tjetër”
Individi ka rënë dakord të paguajë gjobën, transmeton









