Kushtetuesja po e trajton çështjen e moskonstituimit të Kuvendit pavarësisht tërheqjes nga Osmani (VIDEO)

Vjosa Osmani, në rolin e presidentes, vitin e kaluar e pati tërhequr lëndën nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Shkak për këtë u bë gjyqtari serb Radomir Laban, i cili u konsiderua nga institucionet e sigurisë si rrezik për rendin kushtetues.

Mirëpo, tërheqja e lëndës nuk e ka mbyllur rastin automatikisht.

Kështu deklaroi gjatë emisionit Jehona Politike, autorja Jehona Bajrami-Gashi bazuar në një burim brenda Kushtetueses.

Ajo tha se rasti KO 205/ 25 po vazhdon të trajtohet.

Ndiqni deklarimin e autores së emisionit Jehona Politike: