Alonso: Ai është “i uritur” për gola e trofe pas zhgënjimit që u la jashtë botërorit

Sulmuesi brazilian i Chelsea, Joao Pedro, është “shumë i uritur” për gola e trofe pas mosgrumbullimit në Kupën e Botës me Seleçao. Ai ka realizuar disa gola në këtë fazë përgatitore, përfshi dy ndaj Milan.

Ndaj, ai i ka bërë përshtypje trajnerit të ri Xabi Alonso. 24-vjeçari u ble nga Brighton një vit më parë dhe shënoi 20 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”, për t’u shpallur lojtari i sezonit nga tifozët.

Trajneri Alonso tha se Joao Pedro ishte i entuziazmuar që në ditët e para në stërvitje: “Ai është shumë i uritur për gola e trofe. Është vërtet i vendosur të ketë një sezon të shkëlqyer”.

“Pas një viti të shkëlqyer të kaluar ku shënoi shumë gola, mendoj se ai dëshiron të vazhdojë të shënojë gjithnjë e më shumë. Por ne duhet ta ndihmojmë, pasi vetëm nuk është e mundur”, tha spanjolli.

Joao do të ketë lojtarët përreth tij dhe ata duhet të kenë këtë uri për të shënuar gjithashtu. Nuk ka të bëjë vetëm me sulmuesin, por çdo herë që fitojmë dhe sulmuesi ynë shënon, jam i lumtur“, tha Xabi Alonso.