Krujë: Vatra e zjarrit nën kontroll, nuk rrezikohen banesa

Situata e krijuar nga zjarri në zonën e Abazajt, në Krujë, është përmirësuar.

Vatra e zjarrit është tashmë nën kontroll dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk ka rrezik për banesat.

Forcat zjarrfikëse kanë vijuar punën në terren për izolimin e plotë të flakëve dhe shmangien e riaktivizimit të vatrave.

Gjatë natës, si rezultat i përhapjes së madhe të flakëve në lagjen “Abaze” të Krujës, është bërë evakuimi i banorëve, shkruan abcnewsal, \.

 Mëngjesin e së enjtes, një helikopter nis operacionin nga ajri, duke mundësuar izolimin e vatrave të zjarrit.

Yllka Sheta, nënkryetari i Bashkisë Krujë, tha se ka një koordinim të operacioneve me grupet zjarrfikëse, ato të policisë, që ndihmuan banorët për evakuim