Kanosje dhe sulm me thikë në Mitrovicë, shoqërohet në polici e dyshuara

Një incident me thikë ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë të Jugut, ku një grua dyshohet se ka kanosur me thikë një burrë dhe më pas e ka hedhur thikën, duke goditur një grua tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 13:40. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, \.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, të përfshirët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë jug / 12.08.2026 – 13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte kanosur me thikë  viktimën mashkull kosovar, ndërsa më pas kishte hedhur thikë  dhe me këtë rast kishte goditur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.