Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministrit Kurti në punë?

Përfaqësues të zgjedhur të PDK-së, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që të dinë nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në punë.

“Hape derën, dojna me pa a ka ardhë kryeministri në punë. ZTëdhënësi ka deklaruar që ka ardhë, dojna me pa ka ardhë a jo”.

“Vetura zyrtare e tij nuk është këtu”, thanë deputetët e mbledhur para hyrjes së qeverisë, Përparim Gruda, Arian Tahiri e Ariana Musliu-Shoshi.

“A doni me na i mbyllë dyert? Edhe unë, edhe Albini deputetë jemi. S’keni faj ju”, dëgjohet të thotë deputetja Vlora Çitaku.