Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga një lartësi prej rreth 54 metrash, teksa po përpiqej të realizonte një fotografi pranë një ujëvare në Oregon të ShBA-së.
Zachary Nicholas Mertens, nga Kentucky, ndodhej në Silver Falls State Park, ku kishte shkuar për të parë ujëvarën South Falls. Sipas raportimeve, i riu ishte futur në një zonë të mbyllur të parkut dhe po përpiqej të bënte një foto kur humbi ekuilibrin dhe ra në ujë.
Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje. Dëshmitarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes tentuan t’i kryenin CPR, por 20-vjeçari u shpall i vdekur pak kohë pas rënies, shkruan Metro, \.
Ky nuk është rasti i vetëm i një aksidenti fatal në një atraksion turistik kohët e fundit. Muajin e kaluar, dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën pasi ranë nga kulla më e lartë e vëzhgimit në Gjermani, në malet Harz.








